Bota e krishterë mbrëmjen e sotme feston Lindjen e Krishtit dhe në Shqipëri festohet prej shekujsh. Por duket se në këtë natë, edhe kisha Autoqefale e Shqipërisë, e cila drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos ka marrë një lajm të mirë.

Më në fund, pas 25 vite qëndrimi në Shqipëri, Anastas Janullatos është bërë shqiptar. Burime nga Presidenca kanë bërë të ditur për SYRI.net se, në këtë ditë Krishtlindjesh presidenti Ilir Meta ka vendosur që ti japë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë në një intervistë të dhënë në Athinë, për media greke është shprehur se ‘pasuesi im në krye të Kishës Ortodokse do të jetë shqiptar’. Gjatë intervistës, Janullatosi ishte shprehur se ‘do të ndihesha i trishtuar po të mos e lija pasuesim tim shqiptar, duke qenë nënshtetas grek, e jo shqiptar’. Por në fund pritjes 25 vjeçare, duket se i ka ardhur fundi.

Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare. Ende nuk dihet nëse ka lidhje deklarata e Janullatosit me vendimin e presidentit, por burime nga kisha dhe Presidenca kanë bërë me dije se, ky vendim i presidentit Ilir Meta vjen pas intervistës së Kryepeshkopit, ku u shpreh se ‘pasardhësi im do të jetë pasardhësi i Nolit, do te jetë një shqiptar’.