Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.
Ky donacion është dhuruar nga Qeveria e Japonisë. Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.

Vlera totale e donacionit kap shumën 810,000 euro. Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt së bashku nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Mitsunori Ogasaëara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Artikulli paraprakMSH: ASNJË HUMBJE JETE NGA COVID-19, 5 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër“VETO”, PËRFAQËSUESI I BULLGARISË NË LUKSEMBURG: VLERËSOJMË ARRITJET E SHQIPËRISË, ME MAQEDONINË E VERIUT TË HAPUR PËR DIALOG GJATË PRESIDENCËS SLLOVENE TË BE