129 Toyota dhuratë nga Japonia Qeveria japoneze i ka dhuruar asaj shqiptare 129 makina Toyota, prodhim i vitit 2016 dhe që në total kapin vlerën e 4 milionë dollarëve.

Bëhet fjalë për një ndihmë në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar më 29 korrik të 2015-s, që synon promovimin e makinave të gjeneratës së re dhe miqësore me mjedisin. Qeveria thotë se mjetet e dhuruara do të përdoren për nevojat e sektorit publik si mjete transporti dhe do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

Artikulli paraprakHEC-ET PRIVATE,EDHE ASHTA IKEN NGA KESH DHE FIRMOS ME OSHEE
Artikulli tjetërDESHMIA E HETUESIT BELG”FUNDOS” MARK FRROKUN.HETOI VRASJEN NE 99-EN