Është mbyllur me surpriza java e 18-të e Superligës. Kukësi i jep fund serisë pozitive, duke u mundur 1-0 nga Kastrioti në sfidën e luajtur mesditën e së dielës në “Loro Boriçi”. Një sukses i rëndësishëm për krutanët, që duket se kanë siguruar objektivin kryesor, atë të qëndrimit në Superligës.

Goli i fitores për Kastrin u shënua nga De Silva në shtesën e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, të besuarit e Ndreut mbetën në fushë me dhjetë lojtarë pas kartonëit të kuq të Shkallës. Nuk arriti të përfitojë Kukësi, që me këtë humbje humbet një pozicion në tabelën e renditjes.

Artikulli paraprakPLANI ‘TURK’ I RAMËS PËR SHËNDETËSINË, SHEHU: NË 8 VITE S’KA ADAPTUAR ASNJË MODEL, QEVERIA BASHA DO TË NDËRTOJË SISTEMIN NË FUNKSION TË QYTETARËVE
Artikulli tjetërOBOT, SHPËRNDAHEN 70 PAKO USHQIMORE