Java e 21 e Superiores sheh kampionatin të kthehet përsëri në ditët “klasike” për sportdashësit, të shtunën dhe të dielën. Një javë e cila në fakt përkon edhe me “klasiken” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, të cilat luajnë jo vetëm për prestigj në këtë përballje pasi janë rivale direkte për titullin. Sfidat e javës së 21-të nisin të shtunën me dy duele që luhen në orën 13:00, Laçi-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti, përballje të cilat mund të jenë shumë përcaktuese në luftën për Europën dhe mbijetesën që mund të vendoset edhe nga ndeshjet direkte.

Ndërkaq, të dielën në orën 13:00 luhet sfida mes Bylisit dhe Partizanit, ndërsa dy sfidat e tjera janë planifikuar në orën 16:00. Përveç Tirana-Vllaznia, do të luhet edhe derbi në Durrës, me Erzenin i cili do të jetë pritës në “Niko Dovana” përballë Teutës.

JAVA 21
E shtunë
Laçi-Egnatia Ora 13:00
Kukësi-Kastrioti Ora 13:00

E diel
Bylis-Partizani 13:00
Tirana-Vllaznia 16:00
Erzeni-Teuta 16:00

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“DO T’I DALIM ZOT VENDIT ME ÇDO ÇMIM”, BERISHA THIRRJE TË RINJVE
Artikulli tjetërMBI 7500 VIKTIMA, TURQIA DHE SIRIA PËRJETUAN NJË NGA TËRMETET MË VDEKJEPRURËSE NË 20 VITET E FUNDIT