Në prag të përfundimit të Javës së Praktikave të shkollave profesionale, shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër zhvilloi panairin “Dita e Praktikantit” me punime dhe gatime të vetë nxënësve. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadia u shpreh se nxënësit e shkollave profesionale përmes praktikave zhvillojnë aftësitë e tyre.

Ky panair është si një njësi matëse dhe i jep më shumë mundësi nxënësve që të tregojnë aftësitë e tyre shprehet drejtorja Merita Zeneli dhe mësuesja Stesi Laqja.

Vetë nxënësit tregojnë se praktikat profesionale po i ndihmojnë për përfitimin e sa më shumë njohurive si profesionistë të ardhshëm.

Në këtë panair përveç nxënësve dhe stafit të mësuesve ishin edhe shumë prej bizneseve të ndryshme të Shkodrës në fushën e kulinarisë.