Kjo javë nis me mot të kthjellët por në alternim me vranësira, të cilat pritet të jenë të shpeshta në të gjithë territorin.

Në pjesën më të madhe të vendit priten reshje shiu, por më e theksuar në zonat veriore. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore, në lartësi mbi 900 metra.

Këtë mëngjes temperatura minimale ka shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakMOS I NËNVLERËSONI AFTËSITË TUAJA…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ BËN KËRDINË NË SHBA/ TORNADOT, ZJARRET DHE STUHITË E ERËS SHKATËRROJNË ÇDO GJË! TË PAKTËN 40 TË VDEKUR