Në kuadër të Javës Botërore Olimpike, në Vau-Dejës u zhvillua një aktivitet sportiv me karakter garues, ku morën pjesë 8 shkolla 9-vjeçare dhe 4 gjimnaze. Nxënësit garuan në distanca të ndryshme, duke e kthyer aktivitetin në një ditë të mbushur me energji, emocione dhe konkurrencë.

Profesori Artan Durra, organizator i aktivitetit, vuri theksin tek rëndësia e aktiviteteve të tilla dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin fizik dhe social të fëmijëve. Përfaqësuesja e ZVAP Vau-Dejës, Anisa Kapidani, theksoi rëndësinë e sportit në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Ndërsa profesori i xhudos, Anton Shkoza, nënvizoi nevojën për më shumë mbështetje dhe vëmendje ndaj sportit, veçanërisht për moshat e vogla. Përtej garës dhe rezultateve, aktiviteti përcolli mesazhin se sporti duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, ndërsa investimi në sport është një investim në shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA ZGJEDH TRAJNERIN E RI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ISH-FUTBOLLISTI I VLLAZNISË, ISMET HOXHA