Javën e ardhshme pritet të sjellë edhe lëvizjet e para në merkato për Vllazninë.

Futbollistët me të cilët drejtuesit e skuadrës kuq e blu po bisedojnë janë të shumtë. Bëhet fjalë edhe për lojtarë të kampionatit shqiptar dhe të huaj. Natyrisht që futbollistët në këtë periudhë janë në pritje të ofertave të ndryshme dhe për këtë arsye e kanë pak të vështirë për të vendosur për të ardhmen e tyre, megjithatë lëvizjet e para tashmë mund të realizohen për Vllaznin.

Akoma nuk bëhen të ditur emrat e parë që do të firmosin për skuadrën shkodrane, por disa nga emrat e lakuar janë ai I mesfushorit shkodran Edon Hasani I cili ka marrë oferta edhe nga një ekip jashtë vendit ku kjo fundjavë ka për të qenë vendimtare për fatin e tij të mëtejshëm ku Hasani do të jetë I detyruar të vendos nëse do të largohet apo do të jetë pjesë e skuadrës së vendit të tij të lindjes.

Ndërsa një tjetër emër I lakuar është ai I ish-futbollistit të Skënderbeut Hektor Idrizaj apo edhe I ndonjë lojtari tjetër por ajo që mbetet është të shohim se kush do të firmosë një kontratë me Vllaznin pasi edhe vetë trajneri Cungu më parë është shprehur se afrimet në skuadrën kuq e blu nuk do të jenë të shumta por ama do të jenë cilësore.

Ndërkohë skuadra e Vllaznisë gjatë fundjavës është lënë pushim nga tekniku Cungu ku pritet që sërish të hënën të rifillojnë stërvtjen , një praktikë kjo e ndjekur prej dy javësh pasi faza më intensive e përgatitjeve intensive nuk ka nisur akoma. Ekipi rikthehet në stërvitje në fushën e “Reshit Rusi” ku pritet edhe rikthimi I kapitenit Shtubina pasi nga burime të brëndshme mësohet se deri të hënën çdo problematikë e hasur ndërmjet skuadrës dhe kapitenit shkodran përsa I përket pagesës do të jenë zgjidhur por mbetet për tu pare nëse çdo gjë do të shkojë siç edhe flitet.

Artikulli paraprakRRUGA E VILUNIT, ME PLUHUR DHE PA KANALIZIME
Artikulli tjetërRASTI “ÇELIKU”, REAGON INSPEKTORIATI I PUNËS