Shqiptarët do ta ndjejnë vjeshtën e vërtetë të këtij viti në fillim të javës tjetër. Kjo pasi temperaturave të kësaj jave që pritet të shkojnë deri në 38 gradë do tu vijë fundi. Duke nisur nga data 21 shtator, meterologët e Institutit të Gjeoshkencës flasin për një ulje të ndjeshme të temperaturave deri në 10 gradë, e shoqëruar kjo edhe me reshje të dendura shiu.

Të hënën prashikohen temperatura që do të zbresin deri në 24 gradë për të vijuar me të njëjtin ritëm gjatë gjithë javës. Në vendet malore temperaturat do të variojnë nga 7 deri 15 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 16 deri në 21 gradë. Parashikimet tregojnë se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët që do të sjellë rrjedhimisht mbi vendin tonë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Artikulli paraprakSHTEPIA E LUIGJ GURAKUQIT, NË PRITJE TË RIKONSTRUKSIONIT
Artikulli tjetërVllaznia ne basketboll per meshkuj zhvillon ndeshjen e pare ne prag te nisjes se kampionatit kombetar.