PARLAMENTI EUROPIAN DISKUTON PËR PROBLEMATIKAT ME EMIGRANTËT NË EUROPË. “Je suis an Emigrant” ose në shqip “Unë jam emigrant” kishte pushtuar sallën e Parlamentit Europian, teksa debati u përqendrua në krizën e emigrantëve që vijnë përmes Mesdheut. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se reagimi i Këshillit Evropian për tragjedinë në Mesdhe “ishte i menjëhershëm, por pamjaftueshëm.

” Junker theksoi se Bashkimi Europian do t’ju krijojë një buxhet për tu ardhur ën ndihmë emigrantëve. Sipas tij, Europa nuk mund të mbajë të gjithë emigrantët dhe duhet zgjdhur problemi nga rrënjët. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk theksoi se problemi më I madh me të cilin përballet Europa, është fluksi I azilkërkuesve. Të shpëtosh jetën e personave të pafajshëm është prioritet. Por kjo nuk nëkupton, vetëm jetën e atyre ne det. Do të vendosim ekspertë, do të ndalim tradegjitë. Këshilli Europian do të ndërmarrë hapat e duhura- tha TUsk Më 19 Prill, rreth 800 persona humbën jetën, pasi barka me të cilën udhëtonin nga Libia në Itali, u përmbys.

Artikulli paraprakKUPA E GJERMANISË, DORTMUND ELEMINON BAJERNIN
Artikulli tjetërSPANJË, BARCELONA LUAN TENIS ME GETAFEN, 6-0