E kthyer tashmë në një traditë prej 21 vitesh, Shoqata Kulturore “Jehona e Shkodrës” sjell eventin kulturor më të rëndësishëm të fundvitit “Sofrën Shkodrane” me realizimin televizv te Star Plus Televizion. Tradida , kultura , muzika dhe humor i nje qyteti të tërë është shkrirë mbrëmë në një sofër duke i rikthyer Shkodrës frymën e një feste që prej kohesh mungonte.
Ky event u zhvillua mbrëmë në një atmosferë festive me emrat më të njohur të muzikës dhe humorit shkodran, si Eduard Jubani, Bujar Qamili, Gëzim sala, Mukades Çanga si dhe humoristët Besnik Çinari, Drande Xhai dhe Zef Deda, Grupi “Gaz e Maraz”.
“Sofra Shkodrane” vjen në bashkëpunim me Star Plus Tv dhe sponsor general “Golden Palace”. Atmosferën e vecante me muzikën dhe humorin që krijoi “Sofra Shkodrane” do të keni mundësi të ndiqni me datën 31 dhjetor në orën 22:00 vetën në Star Plus Tv.