Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar pas gjuhës së kryeministrit Edi Rama kundrejt Bullgarisë, për të cilën tha se një vend i NATO-s ka marrë peng dy shtete të tjera të NATO-s, dhe ky është një turp për to. Në një deklaratë zyrtare, ministria e Jashtme e Bullgarisë thotë se ato kanë mbështetur gjithmonë perspektivën evropianë të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave, por janë të zhgënjyer nga gjuha e kryeministrit shqiptar. Sipas tyre kreu i qeverisë shqiptare, duhet të përshtatë gjuhën që i shkon një politikani kandidat në BE.

‘Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin europian të popullit shqiptar. Ne mbështetëm perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot.

Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende e mbështësim, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Në përgjigje, jo për herë të parë, a kemi dëgjuar kualifikime të pakundërshtueshme të rënda, fyese nga një kryetar qeverie.

Sulmet me një gjuhë kaq të ulët nuk mund të justifikohen më me karakteristikat dhe mungesën e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi.

Në këtë nivel është dëshmuar gjithmonë nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozicioni përgjegjës dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët ikin, por kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e kryeministrit aktual shqiptar.’- thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme Bullgare.

Nga samiti i BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama akuzoi Bullgarinë se po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rama u pyet edhe nga media bullgare, ku gazetares bullgare i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni zhgënjyes djema. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakOPERACIONE ANTIKANABIS NË SHKODËR, NË KËRKIM 2 SHTETAS PËR KULTIVIM BIMËSH NARKOTIKE
Artikulli tjetërDEKLARATA E BULLGARISË, REAGON RAMA: NGADALË MIQ! HIQNI VETO-N OSE MË DURONI MUA!