Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, disa orë pasi u prezantua kabineti i tij. Pallati Elize e bëri njoftimin pasi Lecornu u takua për një orë me Presidentin Emmanuel Macron të hënën në mëngjes.

Ky veprim tronditës vjen vetëm 26 ditë pasi Lecornu u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë së mëparshme të Francois Bayrou.

Disa parti në Asamblenë Kombëtare e kishin kritikuar ashpër përbërjen e kabinetit të Lecornu-së, e cila ishte kryesisht e pandryshuar nga ajo e Bayrou-së, dhe kërcënuan se do ta rrëzonin atë me votë.

Jordan Bardella i Tubimit Kombëtar i bëri thirrje Presidentit Emmanuel Macron të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të shpallë zgjedhje të reja. Ky zhvillim e thellon edhe më tej krizën politike në France.

Artikulli paraprakBENET BECI: VIT TË MBARË DHE TË SUKSESSHËM PËR TË GJITHË STUDENTËT
Artikulli tjetërBEGAJ: DIALOGU RAJONAL ËSHTË INSTRUMENT I RËNDËSISHËM