
Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi ka dhënë doreheqjen nga posti që mbante prej rreth tre vitesh. Sipas burimeve ai e ka paraqitur doreheqjen diten e enjte, pranë Keshillit të Ministrave për arsye personale. Por kujtojmë se në fund të muajit dhjetor 2024, Prefektura u përplas me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit 2024, në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore. Prefektura e riktheu vendimin për faljen e tarifave vendore të para vitit 2024, ndërsa Ndreu paralajmëroi hetim administrativ për veprimet e institucionet të prefektit.
Vendimi për faljen e tarifës së shërbimeve publike u mor me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak në fillim të muajit dhjetor, si një lehtësi fiskale që bizneset, familjarët dhe institucionet të paguajnë taksat e tjera vendore.
Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022, duke zevendesuar në këtë post Gjok Jakun ku dhe ky i fundit u dorehoq nga detyra. Ish-ushtaraku Gjergj Prendi përfaqësues i Partisë Socialiste ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite. Ende nuk dihet pasuesi i Gjergj Prendit në krye të Prefektures së Lezhës, por sipas burimeve ndër emrat më të përfolur është ai i drejtorit të Sigurimeve Shoqërore Taulant Malshi.