Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati Ditmir Bushati tha se janë katër arsyet pse Shqipëria votoi në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës që hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA.

“Katër arsyet e qëndrimit të Shqipërisë. E para, aplikimi i koherencës dhe qëndrueshmërisë në përputhje më të drejtën ndërkombëtare dhe me qëndrimin e BE. Qëndrim konsensual kemi mbajtur edhe në 2005 apo 2009 kur Shqipërinë e drejtonte PD. Urdhëroni për Jeruzalemin, vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. Vazhdojmë me rezolutën e 2008, apo 2010 edhe kur ishte PS-LSI bashkë me Edmond Panaritin ministër të Jashtëm i njëjti qëndrim. E doni qëndrimin kur ishte me Ramën i njëjti qëndrim, edhe më 30 nëntor 2017 i njëjti votim”,- tha ministri.