Zyrtarët arabë thonë se njohja qe i bëri presidenti amerikan Donald Trump Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit rrezikon futjen e Lindjes së Mesme në dhunë dhe kaos.

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabë deklaruan se vendimi i Presidentit amerikan do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të jenë më mbështetëse e ndërmjetësimit të paqes në Lindjen e Mesme.

Deklarata e 22 shteteve, duke përfshirë aleatë të ngushtë të SHBA, vjen pas ditës së tretë të dhunës dhe protestave në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor – të okupuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 – si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez.

Për Presidentin Trump vendimi që ai mori përmbush një premtim të fushatës dhe ai ka thënë se ajo që bëri nuk ishte asgjë më shumë dhe asgjë më pak se njohja e realitetit.

Pas këtij vendimi, Presidenti amerikan Donald Trump ai është përballur me kritika të ashpra.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META KUJTON DEKLARATËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT
Artikulli tjetërBALLA NË SHBA NGRE SHQETËSIMIN E KONTRATËS SË PD ME KOMPANINË E LOBIMIT