Ky është dokumentari “Jeta urbane në tre qytete, Shkodër, Korçë dhe Tiranë” që u shfaq në qendrën rinore Arka në Shkodër. Ky dokumentar i realizuar nga fondacioni Argjiro me financim të Bashkimit Europian u shfaq në kuadër të Javës së Europës. Dokumentari flet për artin dhe trashëgiminë e Shkodrës, Tiranës dhe Korçës.

Ilda Mara e fondacionit “Argjiro” që realizoi këtë dokumentar shprehet se ajo që synohet është evidentimi i vlerave urbane dhe të artit e trashëgimisë në tre qytetet që i cilëson si shtylla kurrizore e vendit, Shkodra, Tirana dhe Korça.

I pranishëm në shfaqjen e dokumentarit “Jeta Urbane në tre qytete” ishte edhe Alexis Hupin, zëvendës ambasador i BE në Shqipëri i cili tha se urat lidhëse se si ishim në të kaluarën janë tejet të rëndësishme.

Dokumentarët nga fondacioni “Argjiro” do të vijojnë edhe në të ardhmen ndërsa do të shfaqen sërish në Shkodër për të njohur kryesisht brezin e ri me të kaluarën e qyteteve të Shqipërisë.

 

Artikulli paraprak5 MAJI/ META, AHMETAJ, NIKOLLA, DENAJ DHE PELESHI HOMAZHE TE VARREZAT E DËSHMORËVE TË ATDHEUT
Artikulli tjetërHAPET RRUGA NË RINAS, TASHMË LËVIZET ME DY SENSE! BANORËT E PRESIN VENDIMIN ME DUARTROKITJE