Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Savona të Italisë, ku pas një aksidenti të tmerrshëm me kamion, drejtuesi i cili ishte një shqiptar, ka mundur të dalë me këmbët e veta nga kabina e shkatërruar.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte humbur kontrollin e kamionit të tonazhit të rëndë që ai drejtonte dhe më pas ka rënë në një greminë së paku 40 metra .

Për shkak të inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e kabinës që tërheq edhe rimorkion ka rënë në greminë. Zjarrfikësit dhe policia janë habitur kura kanë parë atë çka kishte mbetur nga kamioni dhe të shihnin shqiptarin që kishte shpëtuar pa dëmtuar. Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakAGJENCIA E PRONAVE: JA ISH-PRONARËT QË PËRFITOJNË 1.8 MLN EURO
Artikulli tjetërDRAFT RAPORTI, ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT REAGON SËRISH: MIMI NXORRI SEKRETIN PARA KOHE