
Pa rruge, energji elektrike dhe uji te pijshem. Jetesa në fshatin Rrasfik të Njesisë Administrative Rubik në Mirditë të ngjan si në mesjete.
Në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet ngjitur me rrugen nacionale mes Lezhës dhe Rrëshenit, nuk është realizuar asnjë investim gjatë dekadës së fundit.
Banoret thonë se mungesa e ndërhyrjeve ju ka vështiresuar jetesen, ndërsa e kanë humbur shpresen se një ditë situata do të ndryshoj, pasi shqetësimet e tyre të vazhdueshme nuk kanë marrë vëmendje.
Deri pak vite më parë në fshatin Rrasfik Mirdites jetonin rreth 200 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jeteses zona është braktisur masivisht nga banoret.


