Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Skënderbeg’.

Raportohet se viktima është identifikuar 55-vjeçari Kujtim Trushi. Mësohet se Trushi jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët.

Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Trushit. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i vdekjes, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.

Artikulli paraprakSULMI ME 4 TË VRARË NË VJENË, AUTORI ME ORIGJINË SHQIPTARE KISHTE BASHKËPUNËTORË NË GJERMANI. KONTROLL NË APARTAMENTET E DY ISLAMISTËVE
Artikulli tjetërISHTE DUKE KËNDUAR NË NJË KONCERT NË BERAT, ALEKSANDËR GJOKA NDIHET KEQ NË SKENË, DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL