Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorë të Zvërnecit, për të folur për resortin luksoz që është planifikuar të ndërtohet atje.

Në mesin e të pranishmëve në takim,kishte dhe nga ata që shprehën pa rezerva dakordësinë e tyre për realizimin e investimit.Shefi i ekzekutivit u theksoi banorëve se fjalën e fundit përsa i përket pretendimeve mbi pronësinë, e ka gjykata. Për protestat që zhvillohen në Tiranë, Rama tha se edhe sikur 500 mijë persona të dalin në protestë, ndërtimi i resortit nuk do anulohet, dhe si rrjedhojë i dha një përgjigje edhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë.

Rama: “Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET QYTETARIT NË ZVËRNEC: MË KE DËGJUAR GABIM, UNË S’JAM TAKUAR KURRË ME PRONARËT
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU BENET BECI: SHPALLJA E FITUESIT PËR RRUGËN MILOT–BALLDREN, LAJM I SHUMËPRITUR PËR VERIUN