Ne ambjentet e Bibliotekes se Universitetit “Luigj Gurakuqi” eshte zvilluar kete te hene konferena mbi fushaten sensibilizuese per luften kunder Kancerit te Gjirit dhe Qafes se Mitres.

E titulluar “Jo kancer, eduko dhe parandalo” kirurgia italiane Maria Giovanna Gatti prezantoj perpara studenteve te infermerise elementet e parandalimit dhe mjekimit te persosur te kancerit te gjirit duke vene theksin sidomos tek stili I jeteses. Projekti “Jo Kancer” eshte nje bashkepunim italo-shqiptar mes Ministrine e Shendetesise dhe IADSA. Kanceri perben nje nga problemet me madhore te shendetit publik ne shumicen e vendeve te botes. Kanceri i gjirit njihet si nje nga llojet e tumoreve me te perhapura tek grate. Tnderkohe ne shqiperi te dhenat tregojne se 1 ne 8 gra te moshes mbi 40 vjec eshte e prekur nga kanceri i gjirit. Por, ajo qe duhet theksuar eshte se kjo kategori femrash duhet te bejne kontrolle te here pas hershme ne menyre qe te kapin semundjen ne fazat fillestare. Nese ajo kapet ne keto faza eshte shume here me e lehte per t’u kuruar”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, TAKIM MBI PROÇESIN E PLOTËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË
Artikulli tjetërLIQENI I SHKODRËS PERLA E NATYRËS, POR ÇFARË KA BRËNDA TIJ