Tek Anglia emri i parë që bie në sy është Harry Kane. Jo vetëm kapiten, jo sepse është i dyti që kushton më shumë në botë aktualisht, por edhe për faktorë të tjerë.

Duke nisur nga 4 golat që ka realizuar deri më tani, rritjen nga ndeshja e parë tek e fundit, për ta mbyllur me pjesën mbrojtëse, 6 topa delikatë në zonë ose afër saj të rikuperuar, kapiteni ëshyë lider.

Anglia ka pësuar vetëm 1 gol deri më tani dhe natyrisht ka mbrojtjen më të mirë. Ëalker, Maguire dhe Stones janë muri i Tre Luanëve. Në të majtë është Luke Shaë, autor i tre asisteve. Akush nuk e ka bërë këtë Evropian si ai.

Për të vijuar me Philips në mesfushë. I treti në Euro 2020 për km që ka përshkuar, plot 67.3 km, edhe pse është zëvendësuar. Për të vijuar me Sterling. Jo vetëm 3 golat dhe një assist, por 18 driblimet nga 32 tentativa, e bëjnë më të suksesshmin e Evropianit në këtë aspekt.

Për ta mbyllur me tre xhevahirët e stolit, Foden, Sancho dhe Grealish, që sa herë kanë hyrë në fushë, kanë bërë gjëra të mira.