Autoritetet e disa shteteve po bëjnë gjithçka të mundur në ‘luftën’ kundër koronavirusit.

Autoriteteve aeroportuale të Italisë i janë bashkuar qentë e parë anti-COVID të cilët janë të aftë të nuhasin virusin.

Ata kryen një demonstrim ditën e sotme në zonën e mbërritjeve të Terminalit 3 të aeroportit të Fiumicino.

Në këtë demonstrim nuk u përfshinë pasagjerët por personeli i Italpol, ekipit që i janë bashkuar 4 putroshët, të cilët janë në gjendje të nuhasin personat e infektuar.

Qentë u trajnuan për një periudhë prej 6-8 javësh. Një shembull i tillë është parë dhe gjatë shtatorit të kaluar në Finland.

Pasagjerët fshijnë me një letër një pjesë të trupit të tyre e cila më pas vendoset në një enë ku qentë e nuhasin dhe sinjalizojnë nëse ka shenja të koronavirusit.