Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, përmes një deklarate ka njoftuar se administrate e tij është në rrugën e duhur për të administruar 100 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Jam krenar të njoftoj se nesër, 58 ditë në administrimin tonë, ne do të kemi përmbushur premtimin e dhënë për të administruar 100 milionë vaksina anti-COVID për qytetarët. Kemi tejkaluar afatet e vendosura, pasi objektivi u arrit më herët, përpos vështirësive të motit që u përballëm gjatë muajve të fundit të dimrit.

Kujtojmë se Biden kishte premtuar më herët se administrate e re e krijuar prej tij, do të administrojë 100 milionë doza në popullatë, në 100 ditët e para të detyrës.

Sakaq, referuar shifrave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në total 115.703,730 doza janë injektuar në popullatën amerikane që prej shpikjes së vaksinës.