Joe Biden po i afrohet gjithnjë e më shumë postit të Presidentit në SHBA. Pas epërsisë në Georgia, Biden ka përmbysur rezultatin edhe në Pensilvani, duke lënë pas kundërshtarin Donald Trump.

Në Pensilvani janë numëruar 99% e votave, ku aktualisht Biden ka 5587 vota më shumë sesa Trump, i cili nuk ka ndërmend që të pranojë fitoren e kundërshtarit të tij.

CNN citon burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë konfirmuar se Trump nuk do të pranojë rezultatin edhe nëse humbet në një nga shtetet që janë ende në diskutim, hipotezë kjo që do t‘ia shuante shpresat për të arritur 270 vota elektorale.

Artikulli paraprakSHKODËR, MENDIMTARI ISLAM DËNON SULMET NDAJ PROFETIT
Artikulli tjetërRAMA I PUBLIKON VIDEON BASHËS: MIRË TI QË FLE GJUMË NË KËMBË, PO ATA QË TË ÇOJNË TE “HALLEXHINJTË” PSE TË BËJNË QESHARAK!