28 Nëntori, mesazhi i John Kerry: Mbështetje për anëtarësim në BE

 

TIRANE – “Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale”. Kështu thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, sekretari Kerry thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in. “Ne vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”- thuhet në mesazhin e sekretarit John Kerry.