Boris Johnson i bën thirrje Vladimir Putinit të tërhiqet nga humnera duke e quajtur situatën shumë të rrezikshme nëse Rusia planifikon pushtimin e Ukrainës në 48 orët e ardhshme.

”Situata është shumë e rrezikshme dhe e vështirë, ne jemi në buzë të greminës, por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet”, theksoi Boris Johnson në televizionin britanik.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të dialogojnë për të shmangur atë që do të ishte një gabim katastrofik”, shtoi ai.

Ai tha se ka shenja të qrta se Rusia po përgatitet për një pushtim.

”Ka rreth 130 000 ushtarë të grumbulluar në kufirin ukrainas dhe të gjitha llojet e shenjave të tjera që tregojnë përgatitje serioze për një pushtim. Shenjat tregojnë, siç ka thënë presidenti Biden se të paktën ata po planifikojnë diçka që mund të ndodhë në 48 orët e ardhshme”, shtoi Johnson.

Dy javë më parë, Johnson vizitoi Kievin për të mbështetur Ukrainën, së cilës Londra i dorëzoi kohët e fundit për herë të parë armë vdekjeprurëse si dhe raketa antitank.