
Vllaznia ndeshjen e radhes Vllaznia do të përballet ndaj Kukësit. Në prag të kësaj sfide trajneri i kuqebluve Mirel Josa thekson se në futboll nuk ka kompromis ne duhet të luajmë për fitore në të gjitha ndeshjet.
I pyetur për çështjen e një prej futbollistëve më të paguar të Vllaznisë, Kristjan Vulaj trajneri ka reaguar ashpër duke theksuar se nuk do të ndryshohet mënyra e lojës sepse një futbollist nuk përshtatet.
Sfida Kukësi – Vllaznia do të luhet ditën e enjte më 2 nëntor në orën 13:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit.






