Duke kujtuar se data katër mars është afati i fundit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 1 majit.

Në podcastin “Flasim” të kësaj të shtune, ku të ftuar kishte një shqiptar që ka emigruar në Greqi, Rama foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parlamentare.

“Data e fundit e regjistrimit është katër marsi, kush dëshiron, duhet të nxitojë të regjistrohet. Dhe mirë është që të regjistrohet. Shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit të vendit. Mjafton të shkoni në platformën e KQZ-së, kërkon pak durim, duhet bërë kujdes, por nuk është i vështirë. Mund të regjistrohen dhe ata me ID të skaduara. Votimi është falas, do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Vota do të hidhet në postë, e parapaguar. Është hera e parë, është historike. Mos e lini për në momentin e fundit, sepse mund të ketë mbingarkesë. Posta kërkon kohën e vetë për t’ju sjellë votën dhe më pas për ta kthyer prapë këtu”, u shpreh kryeministri.

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS, MBI 165 MIJË APLIKIME NGA EMIGRANTËT, KQZ MIRATON RRETH 132 MIJË KËRKESA, REFUZOHEN MBI 33 MIJË
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT / MERR FLAKE KABINA ELEKTRIKE ME QENDER TE QYTETIT