
Në njësinë administrative Gur i Zi fenomeni i tokave bujqësore është konstatuar disa vite më parë, por tani gërryerja e tokës ka vënë në alarm banorët e zonës të cilët kërkojnë që të mërren masa. Rreziku i erozionit për tokat bujqësore përreth lumit Drin është rritur me përmasa alarmante ku deri tani raportohet se janë dëmtuar mbi 5 hektar tokë.
Aty mungojnë panelët mbrojtës në gjatësinë e lumit , mangësi që mesa duket justifikohet me mungesën e fondeve të mjaftueshme financiare për të ndërhyrë në parandalimin e erozionit.Fatmirësishkëtë vit zona nuk u përball me përmbytje kjo fale punes se mire te bere per pastrimin e kanaleve kulluese nga ana e bashkisë Shkodër.
Nderhyrja aty sot duket e pamundur, duke rrezikuar shtyllat e tensionit te larte por dhe argjinaturen.Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt për zhvendosen e linjës elektrike, pasi shumicën e kohës ata e ndihen të rrezikuar sepse shtyllat elektrike kalojnë përgjatë vendit ku përshkohet lumi Drin.
Alarmi për këtë rrezik që i kanoset zonës së Jubanit është dhënë prej vitesh dhe kërkohet një ndërhyrje e shpejtë që të ndaloj avancimin e pushtimit të tokës nga lumi.
Banoret e fshatit Juban kanë kërkuar nje zgjidhje definitive pasi vit pas viti toka po gërryhet dhe me keto ritme mund te rrezikoje dhe banesat. Ndërkohë e vetmja gjë që mund të bëhet është një dëmshpërblim nga ana e qeverisë për keta njerëz






