Investimet publike të Bashkisë së Shkodrës vazhdojnë në qytet dhe në njësitë administrative. Në Njësinë Administrative Guri i Zi, janë disa investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, që po përfundojnë dhe po projektohen për tu realizuar.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ndërsa inspektoi nga afër punimet bëri të ditur se investimi I këtij aksi rrugor ishte parashikuar prej kohësh.

Rruga “Rragame” në fshatin Juban, është një projekt shumë i rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe banorëve si dhe lidhjen në mes fshatrave të Gurit të Zi. Me një fond 9.1 milion lekë, do të mundësohet asfaltimi i rrugës në një gjatësi mbi 750 metër linear, duke krijuar lehtësi në qarkullimin rrugor.