Presidenti i Komisionit Europiane, Jean Claude Juncker ka dhënë alarmin se BE është e kërcënuar.

“BE është e kërcënuar, nuk poi kushtohet rëndësi. Sot rrezikohet Shengeni, nesër rrezikohet euro”, ka thënë Juncker. Deklarata e Presidentit të Komisionit Europian u bë duke folur në seancë plenare në Strasburg për çështjet e emigracionit. Pak ditë më parë Austria pezulloi përkohësisht rregullat e Shengenit, duke shtuar kontrollet në pikat kufitare dhe kjo për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve.