Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se është i nevojshëm një qartësim nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, rreth çështjeve siç janë tregtia, marrëdhëniet me NATO-n dhe ndryshimet klimatike.

“Do të donim që të dijmë se si do të zhvillohen gjërat me politikat e tregtisë globale’, tha Juncker në një takim të biznesit në Berlin. “Do të donim të dinim se çfarë qëllimesh ka për aleancën e NATO-s. Ne duhet të dijmë se çfarë politikash për klimën ai synon të zbatojë. Kjo duhet të qartësohet në muajt e ardhshëm”, tha ai. Juncker tha se nuk pret që marrëveshja tregtare ndërmjet SHBA dhe BE-së, e negociuar, të kryhet brenda dy viteve. “Marrëveshjen tregtare me SHBA-në nuk e shoh si diçka që mund të bëhet brenda dy viteve të ardhshme”, tha ai.

Artikulli paraprakSI NISI ME 1 MLN DOLLAR PERANDORIA TRUMP?
Artikulli tjetërSITUATA E PËRMBYTJEVE, RAMA MBLEDH SHTABIN E EMERGJENCAVE