Juventus do të duhet të bëjë llogaritë pa brazilianin Alex Sandro ndaj Milanit. Dy ditë para sfidës, Juventus njofton se braziliani është izoluar pasi ka rezultuar pozitiv nga COVID-19.

Deri më tani 29-vjeçari ka shfaqur vetëm simptoma të lehta, por me të gjitha gjasat nuk do të jetë në llogaritë e Pirlos për sfidën e madhe ndaj Milanit të mërkurën.