Juventus kërkon me patjetër një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe kërkon t’ia arrijë edhe nëse nuk ia del me Locatellin.

Mesfushori i cili shkëlqeu në Euro 2020 me Italinë kërkon të transferohet në Torino, por pengesa është Sassuolo.

Gjithsesi Juventus ka një sy dhe nga Londra. Mesfushori Bakayoko po kalon një sezon përgatitor tek Chelsea, por duket se edhe këtë vit londinezët nuk e kanë në llogaritë e tyre.

Vitin e kaluar francezi kaloi një sezon të mirë si huazim tek Napoli, teksa më parë është aktivizuar dhe tek Monaco e Milan.

Artikulli paraprakGREQIA GATI PËR VAKSINIMIN ME DOZËN E TRETË, RRITEN INFEKTIMET NGA COVID-19, POR BIE NUMRI I VIKTIMAVE
Artikulli tjetërMESSI QËNDRON NË BARCELONË, GATI KONTRATA E RE QË DO TA MBAJË PËRGJITHMONË YLLIN ARGJENTINAS TE KATALANASIT