Këshilli bashkiak ka zhvilluar mbledhjen e fundit online, në respektim të rregullave të vendosura që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave.

Në pesë pikat e rendit të ditës, një vëmendje të veçantë mori diskutimi I projekvendimit për miratimin e fondit 6% për ndihmën ekonomike ku këshilltarët pretendojnë se abuzohet me shpërndarjen e fondit.

Emilia Koliqi, nënkryetare e bashkisë Shkodër sqaron se fondi është I pamjaftueshëm për të gjitha familjet që aplikojnë.

Një çështje e diskutuar ishte edhe projektvendimi për sistemin e pikëzimit të përfituesve të banesave sociale, I cili u miratua nga Këshilli Bashkiak.

Gjatë mbledhjes anëtarët e këshillit bashkiak nuk votuan tre nga gjashtë pikat e rendit të ditës.

Artikulli paraprakMIRATOHET PRIVATIZIMI I KLUBIT VLLAZNIA
Artikulli tjetërPRIVATIZIMI I KLUBIT VLLAZNIA, ADEMI: PREMTIM I MBAJTUR