Me qëllim nxitjen e sa më shumë të rinjve për të marrë vaksinën anti-COVID, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka premtuar qytetarëve nga mosha 18-25 vjeç “Kartën e Lirisë”, përmes së cilës do të kenë mundësi të përfitojnë 150 euro shërbime, në teatro, kinema dhe bileta avioni.

Sipas Mitsotakis, është momentin për të shpërblyer të rinjtë, të cilët prej 16 muajsh, po përjetojnë pasojat e pandemisë, në studimet e tyre, shoqërinë, mënyrën e argëtimit dhe udhëtimet.

“Ka ardhur momenti që qeveria të shpërblejë përpjekjet e një kategorie qytetarësh që janë testuar veçanërisht gjatë këtyre 16 muajve dhe unë u referohem afërsisht 940,000 të rinjve tanë nga 18 në 25 vjeç. Ata janë të rinjtë që për kaq shumë muaj kanë studiuar me vështirësim kanë qëndruar larg miqve të tyre, nuk kanë udhëtuar dhe kanë ndryshuar mënyrën e argëtimit.”, u shpreh ai.

Kryeministri grek u shpreh se kjo nuk vjen vetëm si shpërblim për të rinjtë por edhe si një nxitje, që sa më shumë prej tyre të marrin dozat e njërës prej vaksinave anti-COVID.

“Karta e Lirisë”, në të cilën do të përfshihen benefite për të rinjtë të moshës 18-25 vjeç, do t’i jepet qytetarëve të cilët kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Këtë muaji, në Greqi ka filluar vaksinimi i qytetarëve mbi 18 vjeç, kjo nënkupton se procesi në vend konsiderohet i suksesshëm.

Gjendja epidemiologjike në vend tashmë është stabilizuar, numri i infektimeve dhe viktimave është ulur ndjeshëm muajt e fundit.

Artikulli paraprakSOT DHE NESËR DITËT E HAPURA TË VAKSINIMIT ANTI-COVID, MBI 19 MIJË QYTETARË MBI 18 VJEÇ KANË APLIKUAR NË E-ALBANIA PËR T’U VAKSINUAR
Artikulli tjetërPAVARËSISHT KUNDËRSHTIMEVE, MERKEL SËRISH NË MBROJTJE TË PROPOZIMIT PËR NJË TAKIM TË BE ME PUTIN