Ka nisur faza e tretë, ajo çerekfinale, e edicionit të 31-të të festivalit “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë”, që po zhvillohet me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9 vjeçare të bashkisë Shkodër. Drejtoresha Orjeta Kelaj u shpreh se pritshmëritë për këtë edicion janë të mëdha, duke theksuar se festivali sjell edhe risi artistike dhe organizative që synojnë rritjen e cilësisë së garës dhe zbulimin e talenteve të reja.
Nga rreth 1200 fëmijë pjesëmarrës në nisje, 570 kaluan në fazën e dytë, ndërsa tashmë garojnë 180 më të mirët. Festivali vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për zbulimin e talenteve të reja muzikore, duke forcuar traditën artistike të qytetit dhe duke inkurajuar fëmijët të zhvillojnë pasionin e tyre për muzikën.

Artikulli paraprakMENAXHIMI I MBETJEVE SFIDË PËR INSTITUCIONET
Artikulli tjetërPALLATI I AMORTIZUAR KTHEHET NË RREZIK PËR KALIMTARËT