Ashtu siç ishte parashikuar sot ka nisur konstituimi i Keshillit te ri te Bashkise se Shkodres. Siç ishte percaktuar dhe ne rendin e dites, ajo eshte drejtuar nga keshilltari me i vjeter ne moshe, Renato Radoja. Fillimisht eshte bere , ngritja e komisionit te verifikimit te mandateve ku gjate procesit ka patur dhe tre doreheqje te keshilltareve te zgjedhur.

Keshtu tek partia republikane eshte dorehequr Namik Kamberi dhe ne vend te tij ka hyre Mehill Prroni. Tek Partia Levizja Socialiste per Integrim eshte dorehequr Andi Mici dhe ne vend te tij ka hyre ne Keshillin e ri te Bashkise, ish futbollisti i Vllaznise, Vioresin Sinani. Ndersa tek Partia Ligj e Drejtesi eshte larguaer Gezim Alibali duke ia lene vendin Keshilltares, Griselda Radovina. Pas ketij momenti, eshte bere me pas dhe betimi i te gjithe keshilltareve. Kryetari i Keshillit, Renato Radoja, ka nisur me pas me piken e dyte te rendit te dites ku jane prezantuar kandidatura per Kryetarin e ri te Keshillit te Bashkis e se Shkodres. Koalicioni i djathte, ashut sic u paralajmerua nga Star Plus ka propozuaar zotin Xhemal Bushati. Ndersa ai i majte, Zotin Luan Heta. Pas zgjedhjes se kreytarit procesi do te vazhdoje me pas me pikat e tjera te rendit te dites ku do percaktohen zevendes kryetaret e do te jete fjala pershendetese e kryetares se re te bashkise se shkodres Voltana Ademi.

Artikulli paraprak13:40- ZGJEDHJA E KRYETARIT TE KESHILLIT SHOQEROHET ME DEBATE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, MBLIDHET PËR HERË TË PARË KËSHILLI BASHKIAK