
Kryetari i Baahkisë në rrjetet sociale:
Ka përfunduar riparimi i çarjes në kanalin kryesor vaditës që furnizon zonën e Bardhajt dhe Bleranit.
Falë punës së pandërprerë dhe bashkëpunimit të ekipit të Bordit të Kullimit, Bashkisë Shkodër dhe punonjësve të angazhuar në terren, ndërhyrja u realizua me sukses, duke bërë të mundur rikthimin e funksionimit normal të sistemit.
Nga dita e nesërme, furnizimi me ujë për vaditje rikthehet plotësisht në normalitet, në shërbim të fermerëve dhe tokave bujqësore të zonës.
Një falënderim i veçantë për ekipin e Bordit të Kullimit, Bashkisë Shkodër dhe të gjithë punonjësit që punuan pa ndërprerje për të përballuar këtë situatë, si dhe për banorët e Bardhajt dhe Bleranit për mirëkuptimin dhe durimin e treguar.






