Kabineti qeveritar i Zoran Zaev do të votohet të mërkurën në parlamentin maqedonas. LSDM ka zbuluar 12 emrat e saj, ndërsa BDI do të ketë gjashtë poste, ndër ta dy zëvendëskryeministra.

Jashtë kabinetit do të jetë Lëvizja Besa e cila deklaron se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve. Lista e Zaev ishte pa shumë surpriza, me përjashtim të Goran Sugarevskit, ish koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së i cili është propozuar si Ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe nominimi i Robert Popovskit, këshilltar për media, për ministër pa portofol. Kreu i LSDM-së ka njoftuar se do të bëhet përpjekje që sa më shpejt të jetë e mundur të përgatiten dokumentet e nevojshme dhe të dorëzohen në parlament.

Më poshtë e lista e emrave të kabinetit qeveritar
Kryeministër: Zoran Zaev
Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika
Zv.kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani
Ministër i mbrojtjes: Radmila Sheqerinska
Ministër i punëve të jashtme: Nikolla Dimitrov
Ministër i punëve të brendshme: Oliver Spasovski
Ministër i shëndetësisë: Arben Taravari
Ministër i financave: Dragan Tevdovski
Ministër i ekonomisë: Kreshnik Bekteshi
Ministër i drejtësisë: Bylen Saliu
Ministër i arsimit dhe shkencës: Renata Deskoska
Ministër i punës dhe politikës sociale: Mila Carovska
Ministër i transportit dhe lidhjeve: Goran Sugarevski
Ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë: Sadulla Duraku
Ministër i pushtetit lokal: Suhejl Fazliu
Ministër i kulturës, rinisë dhe sportit: Robert Alagjozovski
Ministër i bujqësisë: Lupço Nikolovski
Ministër i shoqërisë informative dhe administratë: Damjan Mançevski
Ministër pa portofol: Ramiz Merko
Ministër pa portofol: Edmond Ademi
Ministër pa portofol: Koço Angjushev
Ministër pa portofol: Robert Popovski
Ministër pa portofol: Adnan Qahil
Ministër pa portofol: Samka Ibrahimovski
Ministër pa portofol: Zoran Shapuriq
Ministër pa portofol: Zorica Apostolovska

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 29.05.2017
Artikulli tjetërMERKEL: NUK MUND TË MBËSHTETEMI PLOTËSISHT TE SHBA DHE BRITANIA