Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë mbrëmje Afganistanin, në një hotel me turistë ndërkombëtar në Kabul. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist, nga i cili deri më tani kanë mbetur 15 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ndërkohë, horrori vijon ende në hotel, pasi terroristët kanë marrë peng shumë klientë pas shpërthimit të fuqishëm.

Kanë qenë katër persona të armatosur, që kanë krijuar panik në hotelin ndërkombëtar ‘Interkontinental’, të cilët kanë qëlluar me armë nëpër katet e hotelit dhe kanë nxjerrë flakët nga njëri prej tyre. 

Policia afgane njofton se terroristët vijojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës, prej ku kanë marrë dhe shumë pengje dhe po luftojnë me forcat e policisë.

Artikulli paraprakZAEV: LIGJI I GJUHËVE, BRENDA KORNIZAVE KUSHTETUES
Artikulli tjetërPËRFUNDOI TAKIMI I DITËS SË DYTË MES BUSHATIT DHE KOTZIAS