Talebanët nuk ndalen dhe tashmë Kabuli mund të konsiderohet i pushtuar prej tyre. Forcat qeveritare duket se nuk po angazhohen më për të mbrojtur kryeqytetin e Afganistanit pasi vetë Presidenti braktisi vendin e tij.

Nga ana tjetër, talebanët tashmë kanë marrë nën kontroll edhe Pallatin Presidencial. Delikate situata ngelet në aeroport ku ka stafe diplomatike që duhet të evakuohen.

Ndërkombëtarët deri tani vetëm kanë vëzhguar, por në rast të cënimit të diplomatëve të tyre atëhere mund të ketë reagime.

Artikulli paraprakSTREHIMI I AFGANËVE, AMBASADORJA E SHBA: BESA! KUR KA MË SHUMË RËNDËSI, POPULLI SHQIPTAR TREGON GJITHMONË NDER, GUXIM DHE MIRËSI
Artikulli tjetërZJARRET NË SHQIPËRI, MINISTRIA E MBROJTJES: PO PUNOHET PËR SHUARJEN E 10 VATRAVE, NJË PJESË E TYRE JANË TË REJA. RREZIKOHET KURORA E PUKËS DHE RRËNOJAT E KISHËS SË SHATIT