Pas shumë vitësh Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi, që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore.Në zbatim të kontratës të lidhur me Bashkinë Mirditë dhe banoret, konçensionari që po ndërton HEC-et në këtë zonë ka zbarkuar prej muajsh në terren, ku punëtor dhe mjete të rënda po punojnë çdo ditë, duke hapur rrugët e fshatrave dhe rehabilituar aksin Bukmir-Kaçinar.

Kryeplaku i Kaçinarit Ndue Çupi thotë se mungesa e infrastrukturës ishte shkaku kryesor që solli shpopullimin, duke e bërë të vështirë jetesën, ndërsa është i bindur se me këto ndërhyrje që po realizohen kjo zonë do të marrë zhvilim edhe në aspektin e turizmit malor.
Sinkron NDUE ÇUPI KRYEPLAK I KAÇINARIT
Investimet e nisura në Kaçinar janë pritur mjaft mirë nga banoret e fshatrave të kësaj zone, pasi sipas tyre mungesa e infrastruktures i kishte izoluar.

Ndryshe nga zonat e tjera të shqipërisë ku ndërtimi i HECE-ve është parë si grabitje e ujit dhe dëmtim i mjedisit që po ju bëhet fshatrave, në Kaçinar po ndodh e kundërta e ata që po përfitojnë janë banoret vendas, të cilët e kishin humbur shpresen se një ditë situata në këtë zonë malore të shpopulluat masivisht do të ndryshoje.

Artikulli paraprakGJUHADOLI, RRUGA E TURISTËVE
Artikulli tjetër“RROK AKADEMY” MUNDËSI PËR FORMIMIN E TË RINJËVE