
Brisela Kadia deklaroi në emisionin “Star Kids” në Star Plus Tv se nuk do të jetë më kryetare e këshillit bashkiak të Shkodrës pas zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe konstituimit të këshillit të ri bashkiak.
Kadia, njëkohësh drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve lidhur me arsimin dhe shkollat e qytetit.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit nuk i shpëtoi edhe pyetjeve të fëmijëve që lidhen me politikën.
E vendosur përballë fëmijëve, Brisela Kadia foli për herë të parë edhe për familjen e saj, fëmijërinë dhe rrugëtimin nga bankat e shkollës deri në ditët e sotme.


