Fatbardh Kadilli, kandidati për kryetra i PD-së, tha se ai kërkon një parti të hapur, të pastër dhe fituese që do të jetë më e madhe se kryetari dhe se do të bëjë ndarjen e rolit të kryetari si lider dhe jo më si një administrator i partisë. Ai tha se kërkon që t’i jepet fund modelit të partisë së punës dhe se më 13 qershor kjo do të jetë e mundur me largimin e Lulzim Bashës.

“Duhet t’i japim fund një politike që riprodhon modelin e shekullit 20 të partisë së punës. Dua të kërkojë ndjesë që koha e shkurtër në dispozicion nuk më lejoj të takojë çdo anëtar të PD dhe të shkojë në çdo degë, por turi im nuk ndalet më 13 qershor, por me fitoren aty do të vijo turin për largimin e Edi Ramës.

Kam kërkuar një PD të pastër, të hapur dhe fituese, për një parti më të madhe se kryetar, ndarja e rolit të kryetarit nga administratori i partisë. Strukturat e partisë do të jenë në bazë elektoralë. Në çdo ZAZ do të ketë një person i zgjedhur ‘me një anëtar një votë’. Do të legjitimohen fraksionet.

Çdo anëtar mund të krijojë ‘partinë’ e tij. Këshilli i të Urtëve vetëm do të miratojë. Do të bëjmë një forum rinor që i afron të rinjtë. Në kohën e Iphohe do të kemi një ‘Iforum’. Forumi i grave do të riorganizohet.

Do të kemi një raport tërësisht tjetër me median. PD do të shndërrohet në një lëvizje mbarëpopullore dhe do të frymëzojë të gjithë shoqërinë. Unë do të zgjoj individin politik. Qëllimi ynë është që të kemi një PD që ndahet nga çdo trashëgimi e keqe, edhe e vetvetes”, tha Kadilli.

Artikulli paraprakBERISHA ‘NON GRATA’, NISHANI: BASHA MBAJTI QËNDRIM HIPOKRIT
Artikulli tjetërRAMA: NË MANDATIN E TRETË DREJT OBJEKTIVIT QË STUDENTËT TANË TË MARRIN DIPLOMA EUROPIANE NË SHQIPËRI