Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykata e Hages e ka denuar me 18 vite burg.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues ka paraqitur edhe vlerësimet e tij lidhur me pozitën dhe rolin e Veselit.

Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Veseli kishte keqpërdorur pushtetin dhe pozitën që kishte, duke e përdorur atë, sipas gjykatës, për qëllime kriminale.

Në përcaktimin e dënimit, trupi gjykues ka marrë parasysh edhe rrethanat personale të Veselit dhe sjelljen e tij gjatë procesit gjyqësor.

Sipas gjykatës, Veseli ka treguar sjellje të mirë gjatë gjithë procesit, me përjashtim të një rasti të veçantë. Gjykata ka marrë parasysh gjithashtu faktin se ai iu dorëzua vullnetarisht Dhomave të Specializuara.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAGA SHPALL FAJTOR JAKUP KRASNIQIN PËR KRIME LUFTE, DËNOHET ME 25 VJET BURGIM! SHPALLET I PAFAJSHËM PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT
Artikulli tjetërHAGA DËNON REXHEP SELIMIN ME 13 VJET BURG, SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE