
Zonat malore janë ndër më të frekuentuarat në bashkinë Shkodër. Nisur nga fluksi I madh I turistëve, por edhe rrezikun që paraqitet nga kafshimet e gjarpërinjve apo pickimet nga insektet, qendrat shëndetësore kanë marrë masat për t’I ofruar në kohë shërbimin e duhur turistëve. Mjeku Sokol Zhabjaku tregon se deri në zonat më të thella, shërbimi për këto raste është garantuar me mjekimet e duhura por edhe personelin përkatës.
Ndërkohë, rritja e numrit të turistëve këtë vit ka bërë që masat në këtë sezon të jenë më efektive.
Në zonën e Postribës, por edhe njësi të tjera administrative, zonat malore paraqesin një rrezik për vizitorët e shumtë, prandaj sistemi shëndetësor në këto zona është mobilizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë në çdo rast nevoje.
https://youtu.be/OlVWoCRSOfA






